Afera e inceneratorëve, Basha: SPAK të arrestojë përgjegjësit!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkoi këtë të diel SPAK-ut të hetojë në mënyrë të pavarur aferën e inceneratorëve. Basha i bëri thirrje SPAK-ut të mos presin dorëheqjen e zyrtarëve, por të arrestojnë përgjegjësit pa humbur kohë për të ndaluar vjedhjen e parave të shqiptarëve.
“Ajo që e ka bërë të vështirë denoncimin është se me paratë e tuaja ato kanë mbyllur gojën e një pjese të madhe të medias në mënyrë që të mos publikohen denoncimet. E keni të qartë besoj se Lefter Koka është bishti i kësaj afere, nuk është koka. Nëse për Tiranën dhe Fierin faktet tregojnë sesi janë shkelur me këmbë ligjet e shtetit dhe procedurat për Elbasanin nuk ka fare as ligje as procedura. Siç themi ne nuk është ndërtuar as në tokë të babës, por për të mbuluar ngritjen e kësaj kërpudhe mafioze brenda një dite janë kaluar 17 akte zyrtare janë mbyllur të gjitha për 8 orë. Brenda ditës është hapur procedura, është lidhur kontrata, është kaluar procedura, dhe kanë marrë mendimin e të gjithë ministrive dhe institucioneve përkatëse.
A ka shqiptarë që se kupton se kjo mund të ndodhë pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ramës. Kjo është e vërteta dhe pse komisioni duhet të përfundonte pa dëshmi. Kontrata ishte 21 milion euro ndërkohë nga thesari është paguar 27 milionë euro.
I bëj thirrje strukturrës së posaçme antikorrupsion puna e nisur është përshëndetur ditën e parë por që është e pamjaftueshme, dhe kërkoj që të vijojnë pa humbur kohë për të ndaluar vjedhjen e parave të shqiptarëve. SPAK duhet që të përdorë instrumentat e ligjit në mënyrë që të mos u paguhet asnjë qindarkë grupit kriminal me një kokë. Kërkoj arrestimin e kokës, nuk mjafto arrestimi i bishtit dhe i shpalljes në kërkim të administratorëve, Kurbani i radhës po bëhet gati për ketë aferë me qëllim shpëtimin e kokës, por nuk ka shqiptar që mund të besojë se e gjithë kjo skemë mund të bëhej pa miratimin e Edi Ramës”, tha Basha.