E Martë, 3 Nëntor 2026

Muzeu etnografik në Elbasan ka fituar interesin e të huajve për t’u vizituar

Elbasani është një ndër destinacionet më të preferuara për vizitorë të interesuar për kulturën dhe historisë. Një ndër pikat kryesore mbetet dhe MuzeuEtnografik në qëndër të qytetit, ku turistët njihen më nga afër më trashigiminë kulturore të Elbasanit, punimet dhe veshjet tradicionale të ruajtura plot kujdes.

Belegu thotë se nuk mbeten pas dhe vizitorët e vegjël të cilët në stinën e verës e kanë kthyer tashmë në traditë ardhjen e tyre në muzeun etnografik.

Muzeu Etnografk, dikur shtëpi e Sejdinëvë, funksionon si i tillë që në vitin 1986. Përmban kuadrin historik, zejtarinë, me rreth 80 lloje zejesh, veshjet , tipin e banesës qytetare karakteristike elbasanase. Në muze ruhen me fanatizëm prodhimet artizanale të bëra nga qytetarë të ndryshëm elbasanas, si edhe një sërë dokumentash të cilat flasin për historinë e qytetit të Elbasanit.

Gazetare: Nermin Spahiu

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›