“Muzeu i Djathit” në Dropull, atraksion për turistët ku njihen me produktet vendase dhe prodhimin e tyre

Para disa javësh Dropullit i është shtuar një tjetër atraksion ,i cili lidhet me rrugëtimin e prodhimit të blegtorëve dhe promovimin e agroturizmit.
Vizitorë vendas dhe të huaj mund të informohen me të dhëna dhe detaje të ndryshme përsa i përket sektorit të prodhimit të bulmetit.
“Muzeu i Djathit”, i ndërtuar në godinën e ish shkollës Fillore të fshatit Grapsh, shuan kureshtjen e gjithkujt lidhur me bulmetin e Dropullit dhe Pogonit.
Kryetar i Bashkisë Dropull, Dhimitraq Toli, u shpreh për RTSH se, “Muzeu i Djathit është krijuar vitin e fundit në Dropullin e Poshtëm. Është një aset që është shtuar muzeve të tjerë që ka Bashkia e dropullit. Është një tjetër qendër e vizitueshëm nga turistët vendas dhe të huaj.”
Pushteti vendor ka caktuar një punonjës ,i cili është edhe përgjegjës i Muzeut të Djathit.
Përgjegjës i Muzeut, Vasil Thimjo u shpreh se ka shumë interes për agroturizmin që po zhvillohet në Bashkin Dropull.
Bashkia e Dropullit e ka përfituar këtë Muze pa qenë pjesë e Projektit përkatës të Bashkimit Europian.
Por, ka vënë në dispozicion të Projektit një objekt të restauruar social-kulturor.
/rtsh.al/