Muzeu i Kosovës: Kthimi i pasurisë kulturore nga Beogradi
02/05/2009 “Edhe unë dua të kthehem në shtëpi tani” është motoja e fushatës për kthimin e pasurisë kulturore të Kosovës nga Beogradi. Në vazhdën e fushatës do të organizohen dy ekspozita, një në Prishtinë dhe një tjetër në Paris, që do të zgjasin derisa artefaktet e “huazuara” nga Beogradi dhjetë vjet më parë të kthehen në Kosovë
Pasuria kulturore e Kosovës e përvetësuar nga Serbia dhjetë vjet më parë, tani do të kthehet në atdhe. Kjo është nisma më e fundit e marrë nga Muzeu i Kosovës, i cili në këtë kuadër do të organizojë edhe dy ekspozita: në Prishtinë dhe në Paris. Sipas drejtorit të Muzeut të Kosovës Arbër Hadri, “ky është viti vendimtar për kthimin e artefakteve”. Duke u shprehur optimist, ai ka theksuar se institucionet e Kosovës janë mobilizuar për herë të parë ashtu siç duhet. Fushata për sensibilizim, që është pagëzuar “Edhe unë dua të kthehem në shtëpi tani”, do të fillojë gjatë muajit maj dhe do të vazhdojë derisa të realizohet qëllimi final: kthimi i objekteve kulturore.
“Kjo fushatë do të nisë me hapjen e një ekspozite në Prishtinë nga Muzeu i Kosovës, e cila do të përmbajë foto të eksponateve që vijojnë të jenë në Beograd. Mbasandaj do të ekspozohet njëri nga eksponatet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore kosovare - “Hyjnesha në fron”, e cila është kthyer në vitin 2002 dhe do të pasqyrohen detaje nga kthimi i saj, si dhe do të prezantohen segmente të caktuara për mënyrën e kthimit të tyre”, - shpjegon drejtori Hadri. Ndërkohë krahas ekspozitës do të prezantohet edhe një katalog dhe pamje të këtyre eksponateve. Pjesë e fushatës, sipas zotit Hadri, do të jenë edhe Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës dhe ambasada franceze në Prishtinë. “Ne do të përgatitim materialet, por se si do të vijojë puna varet shumë edhe nga MKRS-ja (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve) dhe atyre që do të ndihmojnë në këtë fushatë”, - thekson Hadri, duke nënvizuar më tej se një ndihmë të madhe në këtë aktivitet sensibilizues pritet të japë edhe ambasada franceze në Prishtinë, e cila do të ndihmojë në hapjen e një ekspozite të tillë sensibilizuese në Paris. “Kemi zgjedhur Parisin pikërisht për faktin se atje gjenden institucionet më të njohura për trashëgimi kulturore: UNESCO-ja dhe ICOM-i”, - ka shtuar ai, duke mos sqaruar se kur do të hapet saktësisht ajo ekspozitë. “E tëra varet nga dinamika e organizimit të ambasadës franceze dhe MKRS-së në Prishtinë”, - ka ritheksuar në fund drejtori i Muzeut të Kosovës, duke vlerësuar si inkurajues faktin se edhe pala serbe ka shprehur gatishmëri që çështja e trashëgimisë kulturore të depolitizohet.
Një mbrëmje për Shirokën
Viktor Shiroka është emri që lidhet me koncertin e radhës të Kameratës së Tiranës, të mbajtur mbrëmjen e djeshme.
Frymëzuar dhe motivuar nga jeta artistike e një artisti të madh shqiptar siç është Viktor Shiroka, kjo mbrëmje koncertore i dedikohet pikërisht atij, ndërsa studentët e dalë nga klasa e tij - Zija Bejleri (Oboist & saksofonist) dhe Ilir Gjoka (oboist) ishin solistët e ftuar në këtë mbrëmje. Për hir të pedagogut dhe mësuesit të tyre, nën dirigjimin e Vito Klementit ata i dhuruan skenës dhe publikut shqiptar pjesë si “Marcello”, “Respigi”, “Vivaldi”, “Anselmi”, “Cimarosa”.
Kush është…
Viktor Shiroka lindi më 1941. Oboist dhe pedagog shqiptar nga qyteti i Shkodrës. Në vitin 1954 filloi studimet në liceun artistik në Tiranë dhe në fund të vitit 1957 vazhdoi studimet në Pragë, ku u diplomua për oboe në vitin 1961. Me krijimin e orkestrës simfonike të RTVSH-së në vitin 1962 filloi punën si oboist solist, njëkohësisht dhe si pedagog në konservatorin e Tiranës. Gjatë viteve 1993-2001 ishte pedagog në Akademinë e Arteve. Viktor Shiroka ka interpretuar si solist dhe si anëtar ansamblesh dhome. Ka një repertor që përfshin periudhën që nga paraklasikët e deri në ditët tona. Ka interpretuar dhe regjistruar të gjitha veprat e kompozitorëve shqiptarë për oboe dhe në të gjitha aktivitetet kombëtare ka luajtur si oboist i parë. Ai ka interpretuar edhe jashtë vendit, si në Itali, Greqi, Turqi, Kinë etj. dhe gjithmonë ka qenë në pozicionin e pultit të parë. Një ndër nxënësit e tij, Ali Pengili, interpreton si solist me orkestra ndër më të shquarat e botës. Shiroka është nderuar me tituj e çmime. Ndër to dhe me titullin "Artist i Merituar".