“Nuk e kërcënova unë drejtorin egjiptian të bankës”
02/05/2009 Djali i pastrueses mohon akuzën, gjykata lë në “arrest me burg” 27-vjeçarin
Gjykata e Tiranës vendosi dje të dërgojë në arrest burgu të pandehurin Lulëzim Makisti, akuzuar për kanosje ndaj drejtorit egjiptian të bankës. Ka qenë prokurori Gentian Trenova ai që i kërkoi gjykatës dje të lërë në burg të pandehurin e dyshuar si autori kryesor i veprës penale. Para gjykatës i pandehuri mësohet se nuk e ka pranuar veprën penale duke pretenduar se gjithçka është e trilluar. Megjithatë, akuza ka shpjeguar me hollësi çdo detaje të veprës duke e konsideruar atë të rëndë dhe i kërkoi gjykatës të vendos për të pandehurin “arrest me burg”. Lulëzim Makisti është 27 vjeç nga Tirana. Ai akuzohet se ka kërcënuar shtetasin egjiptian Ehad Shukri Sad që është drejtuesi ekzekutiv i bankës Union Islamik Bank në Tiranë. Sipas akuzës, i pandehuri e ka kërcënuar shtetasin egjiptian për arsye banale, ndërsa ende nuk është zbardhur e vërteta. Nga ana e tij i pandehuri nuk ka pranuar asgjë nga të dhënat e akuzës duke i konsideruar pretendimet e shtetasit egjiptian të sajuara dhe për shkak të interesave që ka patur. Mes të pandehurit dhe shtetasit egjiptian ka lindur një kontradiktë për shkak të nënës së tij, e cila ishte pastruese në shtëpinë e drejtorit të bankës. Djali i pastrueses sipas akuzës e ka kërcënuar disa herë familjen e drejtorit të bankës me anë të mesazheve. I pandehuri për të bërë kërcënimet e tij ka dërguar mesazhe nëpërmjet një numri të rreme, pra në këtë rast ai i është shmangur hetimit paraprak të akuzës që janë përgjimet. I pandehuri i ka kërkuar drejtorit të bankës 90 mijë euro. Të gjitha mesazhet janë dërguar në adresë të bashkëshortes së shtetasit egjiptian, Almara Read Sad. Në hetime është marrë edhe nëna e të pandehurit e quajtur Esma Makisti. Prokuroria para se të lëshojë urdhrin e arrestit për të pandehurin ka kryer edhe përgjimin e telefonave. Ndërsa bëhet e ditur se përgjimi ka nisur pas dyshimeve të forta që kishte bashkëshortja e egjiptianit. Ka qenë drejtori i bankës ai që ka bërë kallëzim për shtetasin e mësipërm ndaj të cilit filluan edhe hetimet dhe përgjimet e para. Ndërkohë që para gjykatës i pandehuri nuk ka pranuar asgjë. Ai në shenjë mohuese është ulur duke lënë të flasë avokatin e tij mbrojtës. Për gjykatën provat e akuzës kanë qenë të bazuara dhe të mbështetura. Në përfundim gjykata vendosi për të pandehurin ta dërgojë në “arrest me burg”.