E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSDM akuza qeverisë për blerjen e pajisjeve mjekësore

Aferë korrupsioni me regji të kryeministrit Nikolla Gruevski. Kështu e cilësoi LSDM blerjen e paisjeve mjekësore nga ana e qeverisë së Maqedonisë. Zëdhënësi i LSDM-së, Emilijan Stankoviç tha se I gjithë projekti kushton 40 milionë euro e jo 68 siç paralajmëroi Qeveria.

"Pse çmimet e tenderit paraprak për të njëjtat paisje mjekësore kur ofertat e dorëzuara nga vetë prodhuesit kanë qenë shumë më të vogla dhe nuk kanë kapë shumën prej 40 milionë euro. Në xhepat e kujt do të përfundojnë këto 28 milionë euro? A mjaftojnë 28 milionë euro që ti kënaqin orekset personale dhe partiake? Zoti Gruevski kështu realizohen furnizime publike me paratë e popullit?", tha Emilijan Stankoviç, Zëdhënës i LSDM.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë duke mohuar akuzat shprehet e hapur për LSDM-në që të vijë në këtë dikaster dhe të vërteton procedurën e përzgjedhjes së ofertave më të mira. Ndërsa VMRO-DPMNE thekso se vjedhjet në dikasterin e shëndetësisë janë kryer në kohën kur ka qeverisur Cërvenkovski.

"LSDM jo vetëm që nuk ka investuar në shëndetësi, por edhe ka vjedhur. Ata nuk mund të fshehin mafian e bardhë dhe mjekët milionerë nga rradhët e LSDM-së si dhe kaosin dhe borxhin në vlerë prej mbi 80 milion dollarësh", tha Aleksandar Biçikliski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE.

Akuzat e ndërsjella vijnë dy ditë pasi Qeveria me tre ndërmarrje, holandeze, kroate dhe greke firmosi marrëveshjet për blerjen e paisjeve mjekësore në vlerë prej 68 milionë euro. Këto fonde janë ndarë nga buxheti I shtetit ndërsa pagesa do të realizohet për katër vite.

Meral Ismaili < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›