Kuvend, opozita largohet pas betimit. Replika Ruçi- Berisha
Pas betimit opozita është larguar sërish nga salla e Parlamentit. Ka qenë një replikë mes kryeministrit Berisha dhe kreut të Asamblesë së Partisë Socialiste, Gramoz Ruci, që i ka dhënë fund kështu, edhe qëndrimit të opozitës në Kuvend. Ditën e premte në Kuvend do të depozitohen zyrtarisht të dy nismat ligjore, dhe sipas zotit Ruci, opozita është në pritje të reflektimit të maxhorancës për ti dhënë fund kësaj krize. Kryeministri i është përgjigjur me batutë ftesës së PS lidhur me këto dokumente.
• Deputetët socialistë betohen në Kuvend
• Ruçi: Ja oferta jonë për zgjidhjen e krizës
• Patozi: Kthimi i deputetëve të PS, i vonuar
“Përfundmisht, topi është në fushën tuaj zoti Berisha, ne jemi këtu për të pritur reagimin tuaj, sigurisht në moment edhe ne nuk pretendojmë që mund të jepet një përgjigje, megjithatë koha duhet të punojë për zgjidhjen e kësaj krize sa më shpejt”, u shpreh Ruci.
“Zoti Ruci, e mbyllët fjalën tuaj duke më thënë se topi është në fushën time. Do më lejosh të bëjë një shpjegim. Në fëmijreëin time të hershme nuk kishim top në fshatin tim, po unë kisha kalë, dhe deri më sot kam ngelur kavalier, ca ti bëjë topit”, iu përgjigj kryeministri Berisha.
“Mirë kur e ke kalin po kur bëhet fjala që ka ngordhur kali. Si mund të jesh kavalier kur vendi është në krizë politike, institucionale, dhe ekonomike? Ja pse kemi ardhur ne zoti Berisha jo për kavalerin, po për kalin. Ta mbyllim këtu këtë seancë ti japim njëri-tjetrit kohë. S’kemi orë për të humbur. Të zgjidhim krizën që të shërojmë kalin, jo kavalierin”, u përgjigj për replikë socialisti Ruci. E ndërsa kryetarja e Kuvendit vijoi me rendin e ditës, opozita është larguar nga salla e Kuvendit.
Ndërkaq më herët, kryeministri deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën, duke i garantuar asaj të drejtat që i takojnë. “Sërish jam këtu për të garantuar opozitën se do të ketë jo vetëm veto, por do të jetë përcaktuese në të gjithë kuadrin elektoral, ne rast se dëshiron edhe sistemin le ta ndërojë, në rast se dëshron le të përdorim teknologjitë me të larta. Po besoj se është e domosdshme që pozicionet të afrohen, të përpiqemi të afrojmë perceptimin e realitetit, sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme për të arritur në konkluzione të drejta”, tha Berisha.
Më herët, Gramoz Ruçi bëri publike edhe ofertën e opozitës për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri. Bëhet fjalë për amendime për ligjin për komisionet hetimore si dhe një p/vendim për ngritjen e përhershme të një komisioni hetimor për zgjedhjet. Ky nuk është një konflikt për pushtet, tha Ruci, por është një konflikt i pastër i interesit të një pushteti që pengon transparencën e zgjedhjeve nga ka dalë, dhe popullit që kërkon transparencën e votës së dhënë.
“Oferta jonë për zgjidhjen e kësaj krize dhe qëndrimi i grupit parlamentar janë ky propozim që ju kemi sjellë sot këtu, amendimet e ligjit për komisionet hetimore dhe p/vendimin për ngritjen e përhershme të komisionit hetimor për zgjedhjet. Vetëm kështu zgjedhjet në Shqipëri bëhen transparente përmes kontrollit parlamentar. Ne nuk kemi ardhur sot këtu të marrim pushtetin përmes këtij hetimi të zgjedhjeve, por për tu kërkuar të mos na mohoni të drejtën kushtetutese që ti hetojmë zgjedhjet plotësisht dhe hollësisht pa dyshim, duke hapur kutitë e 28 qershorit. Ne nuk kemi ardhur sot këtu të betohemi dhe të largohemi, por u betuam për Kushtetutën që ky pushtet e ka shkelur rresht 20 herë në këto katër vjet. Por njëherësh ne nuk kemi ardhur as të rimë bashkë me ju në këtë sallë duke i kthyer kurrizin popullit opozitar dhe të mbyllim sytë para së vërtetës që sot ky popull kërkon asgjë më shumë se sa të drejtën sovrane për të cilën ka shprehur vullnetin e vet. Sot ne nuk kërkojmë pushtetin por hapjen e kutive ku populli ka dhënë vendimin e tij për pushtetin, jo për të ndryshuar rezultatin, po për të ndryshuar njëherë e mirë rregullat e lojës, që ju ka nxjerr fitues juve”, deklaroi Ruci.
Ne nuk kemi punë me vendimet e gjykatës, vijoi Ruci. Ndërkohë, ai i ka bërë edhe një sfidë kryeministrit Berisha, lidhur me kutitë e qendrës së votimit në Ruzhdie. Duke i kërkuar kryeministrit hapjen e kutive të Ruzhdies, Ruci tha se nëse kryeministri ka të drejtë, atëherë ai dhe tetë deputetë të Fierit do të jepnin dorëheqjen.
Anisa Braho Azhornuar së fundi ( e premte , 26 shkurt 2010 ) < I mëparshmi