Muzeut te FSHF-se i shtohet nje medalje

Muzeut të Federatës Shqiptare të Futbollit i është shtuar edhe një diplomë e fituar në Ballkaniadën e vitit 1946, kur kombëtarja e drejtuar nga serbi Broçiç u shpall kampione.
Aldo Terrusi, nipi i portierit italian Xhakomo Pozeli, i ka dhuruar FSHF-së një nga dokumentat e asaj kohe, kur daja e tij edhe pse me nënshtetësi italiane mbronte portën shqiptare me të cilën u shpall dhe kampion i Ballkanit.
Ndërkohë, vetë trofeu i fituar në atë kohë që është i pari dhe i vetmi i përfaqësueses sonë në rang ndërkombëtar, nuk ekziston në zyrat e Federatës.
Burime pranë këtij institucioni pohuan se po punohet për riprodhimin e kësaj kupe.