E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nora, s'lë vend për imagjinatë

Këngëtarja Nora Istrefi, derisa është në pritje të publikimit të këngës dhe videoklipit të ri, është e angazhuar edhe në programe të ndryshme festive.

Për paraqitjen e saj në "Kabare", Nora ka zbuluar shumë nga hiret e saj femërore, duke i lënë fare pak vend imagjinatës. Fotografia e publikuar, shfaq Norën në prapaskenë, duke u fotografuar nga i fejuari i saj.

Këngëtarja, prej vitesh është në lidhje dashurie me Robert Berisha dhe ndonëse më parë është shprehur entuziaste për tu martuar, se fundmi ka ndryshuar mendjen.
Javë më parë ajo është shprehur se është e re dhe se nuk dëshiron të nxitohet:
“Po, shumë thjesht, ende nuk jam e gatshme për një vendim të tillë, nuk e ndiej që duhet ta bëj atë ndryshim. Nuk dua të nxitoj”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›