E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita për bamirësi

Rita Ora ka performuar në organizimin festiv të Bob & Harvey Weinstein, nga i cili kanë përfituar Fondacioni Robin Hood dhe Fondi për uraganin Sandy.

Këngëtarja e lindur në Kosovë, ishte ylli i kësaj mbrëmje bamirëse, në të cilën u paraqit me një fustan të bardhë,  të gjërë.

Ora, së fundmi ka folur për shijet e saj në veshje, duke falënderuar disa persona që e inspirojnë në këtë drejtim:  "Ikona të stilit për mua janë: Gwen Stefani, Kate Moss, Bianca Jagger dhe Daphne Guinness. Nëna dhe gjysha ime janë poashtu të mrekullueshme." /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›