RIAD – Rubio: Shpresojmë ta zgjidhim çështjen e pezullimit të ndihmës për Ukrainën

RIAD, 10 mars /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha sot se shpresonte se pezullimi i ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kievin mund të zgjidhej gjatë bisedimeve vendimtare në Arabinë Saudite për luftën në Ukrainë.
“Unë mendoj se nocioni i pezullimit të ndihmës, në përgjithësi, është një çështje që ne shpresojmë të jemi në gjendje ta zgjidhim. Natyrisht, ajo që do të ndodhë nesër do të jetë vendimtare në këtë drejtim”, tha kreu i diplomacisë amerikane pak para se të mbërrinte në Xhedah për takime me zyrtarët ukrainas.
”Për Shtetet e Bashkuara, është e rëndësishme të përcaktojnë qartë synimet e Ukrainës për paqen dhe të jenë të sigurt se Kievi është i përgatitur të bëjë gjëra të vështira, siç do të bëjnë rusët”, shtoi Rubio./ a.jor.