KIEV – Zelensky mbërrin në Arabinë Saudite për bisedime me Mohammed bin Salman

KIEV, 10 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Arabinë Saudite për bisedime mbi një paqe të mundshme midis vendit të tij dhe Rusisë, e cila pushtoi Ukrainën më shumë se tre vjet më parë.
Udhëheqësi ukrainas vajti sot në qytetin bregdetar të Xhedahut, në Detin e Kuq, konfirmoi transmetuesi i huaj shtetëror ukrainas ”Freedom” në Telegram.
Gjatë vizitës njëditore është planifikuar një takim me princin e kurorës dhe sundimtarin de facto të vendit, Mohammed bin Salman.
Të martën, një grup negociatorësh ukrainas të udhëhequr nga shefi i kancelarisë së Zelensky, Andrii Yermak, ministri i Jashtëm Andrii Sybiha dhe ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov do të qëndrojnë më gjatë në shtetin e Gjirit për bisedime me një delegacion amerikan të kryesuar nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
Zelensky nuk do të marrë pjesë në bisedime.
Ukraina i ka rezistuar pushtimit rus me ndihmën e Perëndimit.
SHBA ndërpreu mbështetjen për Ukrainën dhe kufizoi transferimin e informacioneve sekrete./ a.jor.