E Enjte, 5 Nëntor 2026

Muzhaqi dhe Mazniku në Përrenjas për nisjen e vitit të ri shkollor

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe ishte sot në Përrenjas me rastin e nisjes së vitit të ri arsimor.

Ministrja Muzhaqi dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku zgjodhën shkollat Dalip Toçka” dhe “Qybra Sokoli” për të uruar nisjen e vitit të ri arsimor.

Muzhaqi uroi nxënësit dhe mësuesit për një vit sa më të mbarë dhe frytdhënës në përthithjen dhe shpërndarjen e dijeve.

Ndërsa Mazniku tha se “detyra jonë është të bëjmë shkolla sa më dinjitoze që nxënësit të bëjnë mësim të mirë që Bashkia tashmë e ka bërë”

Ministrat Muzhaqi dhe Mazniku, u pritën nga kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba, i cili i shoqëroi në dy shkollat në fshatin Kotodesh dhe qytetin e Përrenjasit.

Gjatë vizitave të tyre në këto institucione arsimore krahas takimit me nxënës dhe mësues si dhe prindër të pranishëm, ministrat vizituan gjithashtu edhe kabinetet e informatikës të cilat janë investime të qeverisë shqiptare që ndihmojnë të rinjtë në përvetësimin e dijeve dhe aftësimin e tyre në këto disiplina.

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë projektesh përmes Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të cilat synojnë fuqizimin e të rinjve me dije dhe njohuri për rëndësinë e programeve të kodimit që në klasat e hershme.

1 nga 3

/k.s/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›