E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Shkolla “Avni Rustemi”, xhevahiri i radhës në buqetën e mbi 40 shkollave të reja të Tiranës

TIRANË, 9 shtator/ATSH/ Falë ndërtimit të shkollës së re “Avni Rustemi” në Tiranë, 700 nxënës në Njësinë 10 do të zhvillojnë mësim në kushte bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga shkolla e re “Avni Rustemi”, të cilën e cilësoi si xhevahirin e radhës në buqetën e mbi 40 shkollave të reja të Tiranës.

Falë ndërtimit të kësaj shkolle nga bashkia e Tiranës, mësuesit dhe nxënësit gëzojnë një ambient tërësisht të ri dhe modern.

Shkolla “Avni Rustemi” ka edhe 2 klasa parashkollore, ndërkohë që në total studiojnë rreth 700 nxënës.

Ajo është e pajisur me laboratorë dhe 25 klasa mësimore.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›