E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzika e Dafinës, dëgjohet në Stamboll?

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka kohë që synon karrierë ndërkombëtare, duke realizuar edhe këngë në gjuhën angleze.

Muzika e saj duket të ketë tejkaluar kufinjtë e hapësirave shqiptare, duke arritur ne Turqi. 
Kjo gjë e ka befasuar e gëzuar këngëtaren, e cila ka shkruar në rrjete sociale:
"Jam në një vend shumë të mirë në Stamboll, duke pushuar, dhe dëgjoj të kenë lëshuar muzikë nga Aaliyah dhe pastaj Bam, vjen kënga ime".
 


Ndërkohë, sipas njoftimit të bërë nga Dafina, ajo ka bashkuar forcat me dizajneren e saj prej disa kohësh, Lia Stublla, për të sjellë një koleksion të ri veshjes, "Duff & Lia".

Në rrafshin muzikor, këtë të premte pritet që Dafina të publikojë videoklipin e saj të ri, të titulluar “Veç ti”. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›