E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarkan, probleme me drejtësinë

Këngëtari i njohur turk, Tarkan Tevetoglu, po përballet me drejtësinë, pas akuzës së ngritur ndaj tij, lidhur me posedim droge.

Ai është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Stamboll, pasi në shtëpinë e tij u gjetën 12.5 gram kanabis, gjatë bastisjes së bërë.Krijuesi i hitit “Simarik” akuzohet për “blerje dhe posedim të drogës”. 

Prokurori publik ka kërkuar që ai të dërgohet në rehabilitm të menjëhershëm dhe më pas të dënohet me burgim me kusht. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›