Muzika kaq delikate
Nis sot edicioni i 50-te i Festivalit te Kenges ne RTSH. Jane 28 kenge qe do te konkurrojne per cmimin e pare te festivalit e me pas per te perfaqesuar Shqiperine ne Festivalin Evropian. Sot eshte nata e pare gjate se ciles do te ngjiten ne skene 14 kenget e para nen prezantimin e Hygerta Sakos Kreshnik Xhelilajt dhe Enkelejda Zekos. Pervec qe ky edicion perkon me 50-vjetorin e Festivalit te RTSH-se ai do te mbahet mend edhe per kthimin ne traditen e dikurshme ate te interpretimit te gjalle live por kuptohet me nje teknologji shume me te perparuar se dikur.
Nis sot edicioni i 50-te i Festivalit te Kenges ne RTSH. Jane 28 kenge qe do te konkurrojne per cmimin e pare te festivalit e me pas per te perfaqesuar Shqiperine ne Festivalin Evropian. Sot eshte nata e pare gjate se ciles do te ngjiten ne skene 14 kenget e para nen prezantimin e Hygerta Sakos Kreshnik Xhelilajt dhe Enkelejda Zekos. Pervec qe ky edicion perkon me 50-vjetorin e Festivalit te RTSH-se ai do te mbahet mend edhe per kthimin ne traditen e dikurshme ate te interpretimit te gjalle live por kuptohet me nje teknologji shume me te perparuar se dikur. Orkestres se RTSH-se e cila ka qene gjithnje live i eshte shtuar edhe nje bande muzikore nen drejtimin e maestro Shpetim Saracit qe kete vit eshte edhe drejtori artistik i festivalit. Qe nga kengetari tek baza orkestrale tek harqet... gjithcka do te zhvillohet drejtperdrejt nga skena e Pallatit te Kongreseve dhe ne ekranin e TVSH-se. Prej shpalljes se kengeve pjesemarrese jane zhvilluar cdo dite prova intensive te cilat ndryshe nga heret e tjera kane qene individuale cka nga njera ane ka bere qe kengetaret te mos njihen qysh heret me kenget e njeri-tjetrit pra te kete me pak thashetheme por nga ana tjeter ka krijuar mundesi qe kengetaret te provojne e te permiresohen pa pasur sikletin e kolegeve.
Ky eshte i vetmi festival kaq prestigjioz dhe me kete histori me kaq shume kenge te bukura. Eumlshte nje deshmi historike e kultures shqiptare. Jam e kenaqur qe Shqiperia ka nje festival me kaq shume tradite - shprehet kengetarja kosovare Rona Nishliu e cila vjen ne festival me nje kenge te kompozuar nga Florent Boshnjaku dhe me tekst nga vete ajo.
Kete vit me pelqen shume organizimi. Gjithcka eshte ne vendin e vet qe nga provat aq me teper te kenduarit live. Ia vlen te marresh pjese ne kete 50-vjetor - thote kengetarja Mariza Ikonomi e cila do te kendoje naten e dyte te festivalit nje kenge kompozuar nga Sokol Marsi me titull Lerme te te dua.
Kesaj here ajo qe ben diferencen nuk eshte 50 vjet muzike por te kenduarit live niveli artistik teknik dhe profesional i artisteve. Nuk diskutohet i orkestres se RTSH-se por edhe i bandes qe ka sjelle maestro Saraci. Kjo eshte nje arsye shume e mire per te marre pjese ne festival.
Kur kam ardhur dhe me kane thene qe nuk lejohet te hysh ne prova si ne radio edhe ketu sepse do zhvillohen vetem me kengetarin dhe autoret atehere thashe me ne fund ne po ecim ne rrugen e duhur. Nuk eshte ceshtje rreshtoreje por edukate. Muzika eshte kaq shume delikate dhe per hicgje mund te prishet gjithcka - thote Saimir Braho i cili garon ne naten e dyte me kengen Ajer me muzike te Ilir Dangellise.
Re. Ku.
Box gri
Nata e pare e festivalit
1. Pyete zemren
G. Mahmutaj / F. Shehu / R. Radi
2. Ndihem bosh
E. Zhula / E. Veizaj / E. Zhula
3. Kengen time merr vete
B. Alibali / B. Alibali / J. Papingji
4. Zgjome nje tjeter enderr
S. Karavella / G. Myftaraj / P. Laco
5. Mbi cdo iluzion
EampS. Prifti / V. Prodani / T. Flloko
6. Suus
R. Nishliu / F. Boshnjaku / R. Nishliu
7. Me kerko
R. Delia / L. Zhegu / R. Delia
8. Vlen sa nje jete
M. Billo / K. Qafoku / A. Duka
9. Kur te pasha
C. La Regina / F. Scaravaglione / C. La Regina
10. Aty ku me le
H. Matmuja / Sh. Kushta / A. Tufa
11. Dorezohem
O. Huta / A. Kondi / T. Hyska
12. Kthehem prape
A. Goci / A. Goci / K. Shehu
13. Kristal
E. Deda / E. Deda / S. Marsi
14. Ti nuk mundesh
E. Rama / F. Asllani / I. Hoxha