Tirane Babai vret aksidentalisht me cifte vajzen 12 vjece
Nje tjeter ngjarje e rende tronditi mbremjen e se shtunes kryeqytetin. Nga pakujdesia babai ka vrare me cifte vajzen 12 vjece. Ngjarja ndodhi pak para mesnates duke u gdhire e diel ne periferi te Tiranes ne Babrru ne familjen Gozhazi. Teksa ka qene duke pastruar ciften 38-vjecari Defrim Gozhazi eshte larguar per nje moment qe te marre pastruesit dhe ka lene armen ne duart e dy femijeve te vet. Menjehere eshte kthyer dhe ne kete moment armen e gjahut e ka pasur ne dore djali. 38-vjecari i trembur pasi e dinte qe arma ishte e mbushur dhe mund te shkaktonte ndonje tragjedi te mundshme ka nxituar ta heqe armen nga duart e te birit por pa dashje e ka shkrepur dhe plumbi ka kapur vajzen e tij 12-vjecare Gilberta Gozhazi. Vajza eshte nisur menjehere drejt spitalit por per shkak te plages nuk ka mundur te mbijetoje. Forcat e policise qe mberriten ne vendngjarje shoqeruan te atin ne komisariatin 5. Ndaj tij rendon akuza e vrasjes nga pakujdesia.