Muzikantja e “ndaluar”, Hermira Gjoni sjell "Jetë në Tinguj"

Në kohën e komunizmit ajo e kishte të ndaluar skenën. Madje edhe në ato pak raste kur i binte pianos, me publikun e ndante gjithmonë një perde e zezë. Hermira Gjoni, muzikantja e ndaluar e regjimit kthehet në vendlindje pas emigrimit të gjatë në Amerikë, duke sjellë në një album të gjithe krijimtarinë, që ndoshta atëherë nuk mundi t`ja përcillte artëdashësve shqiptarë.
Mikpritësi i albumit të ri "Jetë në Tinguj", Zhani Ciko, tha se zhvillimi i kulturës i ka rrënjët tek patriotizmi, dhe pianistja Gjoni është ndër të parat që i ka ka rrënjët në Shqipëri.
Hermira Gjoni është besuar për të dhënë koncerte për nder të shumë personaliteteve botërorë, ndër të cilët Juri Gagarin (njeriu i parë që fluturoi në univers), Nikita Hrushov, Kryeministrin e republikës Popullore të Kinës, Princit të Kamboxhias. Muzikantja Gjoni gjithashtu është anëtare e Fondacionit të Artistëve "The Bohemians" në New York.