E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi i mbetjeve, AKIP kërkon asistencë nga Totozani

Aleanca Kundër Importit të Plehrave i është drejtuar dyerve të Avokatit të Popullit në lidhje me problemin e mosmarrjes së një përgjigjeje nga KQZ brënda afatit të duhur për referendumin e dorëzuar. Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka mbështetur nismëtarët e AKIP, duke i siguruar përgjigje të shpejtë për këtë problem.
 

AKIP ka dorëzuar më 13 mars të këtij viti rreth 60.000 firma për referendumin popullor kundër importit të plehrave, dy ditë para datës 15 ku dorëzohen referendumet në botë. Por sipas anëtarëve të AKIP, KQZ nuk ka marrë parasysh këtë datë dorëzimi. Pjesë e nismëtarëve të AKIP ishte edhe i ndjeri Ardjan Klosi, për të cilin në nder të tij u mbajt 1 min heshtje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›