Protesta në Pilur, banorët kërkojnë tokat e tyre
Rreth 66 familje pilurjote, që jetojnë në Himarë, por edhe në Sarandë, kanë dalë në një marshim paqësor, për të kërkuar tokat, të cilat ata i pretendojnë t`i kenë në pronësi të tyre edhe me tapi të rregullta.
Të larguar që në 1990-ën ata kërkojnë vëmendjen e shtetit që të ndërhyjë në ndarjen e tokës sipas ligjit 7501, duke përfshirë edhe ata që të trajtohen me tokë. Bëhet fjalë për 55 hektarë tokë, kryesisht kullotë, për të cilat fshatarët e Pilurit, kanë ankimuar deri edhe në dyert e Qeverisë shqiptare.
Në vitin 1992 në praninë e gjithë banorëve, komisioni i ndarjes së tokës, vendosi që gjithë bashkëfshatarët pilurojtë me banim në Himarë nëse nuk do të trajtohen me tokë në vendet ku ata jetojnë, pra në Himarë, u lind e drejta të kthehen në tokat e tyre.