E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzike live per te porsalindurit ne spitalet amerikane

Disa spitale amerikane ofrojne muzike live per të porsalindurit. Ky shërbim behet falas dhe sipas studimeve muzika ka nje ndikim te ndjeshem pozitiv tek foshnjat e porsalindura.

Keto foshnje te porsalindura oret e para te ardhjes ne jete i kalojne nen tingujt e nje muzike te lehte dhe interpretimit ne kitare te nje muzikanti.
Prindi i nje foshnje te posalindur thote se kjo muzikë e ben femijen e saj me te qete dhe te relaksuar.
Sipas studimeve te fundit ritmet e muzikes live lehtesojne gjendjen e te porsalindurve dhe ndihmojne ne zhvillimin e tyre te metejshem.
Nje terapist muzike i punesuar ne një spital të Cikagos thote se performancat e drejteperdrejta ne këto mjedise jane shume te mirseardhura per femijet dhe se ata e ndjejne muziken dhe perfitojne nga performance e muzikanteve.
Spitali ne fjale ofron terapi muzike per te gjitha foshnjat e porsalindura qe gjenden nen kujdesin intensiv.
Fillimisht prinderit ishin skeptike kundrejt pageses per nje sherbim te ketij lloji me friken e perfitimit material te stafit mjekesor, ndaj sot ky spital ne Cikagos e ofron falas kete sherbim.
Nje studim i publikuar javen e kaluar ne revisten amerikane “Pediatrics” qe perfshin 11 spitale amerikane rezulton se terapia muzikore ka influence te padiskutueshme te foshnjet duke ju ngadalesuar rrahjet e zemres, ju ofron frymemmarje te qete dhe ndikon për ushqimin dhe gjumin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›