Rusia dhe Azerbajxhani kerkojne hetime per Eurovizionin
Rusia dhe Azerbajxhani do te kerkojne hetime për shkeljet e mundshme në festivalin e Eurovisionit, ne vleresimet e te cilit rezultoi se Azerbajxhani i dha “zero pike ” kengetares ruse, Dina Garipova.
Ministri i jashtëm i Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov, tha në një konferencë për gazetarë në Moskë, së bashku me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, se operatorët e telefonisë mobile në Azerbajxhan, kanë raportuar se Garipova ishte e dyta në votimet lokale. Sipas tij, kjo do t’i mundësonte asaj 10 pikë.
Këngëtarja Dina Garipova u rendit e pesta në garën e Eurovisionit, që u zhvillua në Malmo të Suedisë.
Lavrov tha se incidenti ishte i “tmerrshëm” dhe premtoi se kjo nuk do të mbetet “pa përgjigjje”.
Nje dite me pare ishte ambasadori i Azerbajxhanit në Rusi qe ka njoftuar se presidenti Ilham Aliyev, kishte urdhëruar hetime për llogaritjen e votave.