E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylli Pinari kerkon nga gjykata uljen e denimit per sjellje te mire ne burg

Ylli Pinari, ish-drejtori i kompanisë shtetërore MEICO, i dënuar për tragjedinë e Gërdecit, kërkon uljen e dënimit. Kërkesa e firmosur nga Pinari, tashmë ndodhet në zyrën e gjyqtarit Petrit Çomo, i cili në ditët në vazhdim pritet ta marrë atë në shqyrtim. Pinari kërkon uljen e dënimit prej 90 ditësh, me arsyetimin e sjelljes së mirë brenda mureve të burgut. Ylli Pinari, në shkurt të këtij viti u dënua në formën e prere nga Gjykata e Apelit me 3 vjet e 7 muaj. 24 orë pas vendimit të dënimit ai u dorëzua në Policinë e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›