E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzikë nga Marsi

Këngëtari amerikan, Will.i.am, ka promovuar këngën e tij të re nga planeti Mars.

Anija kozmike e NASA’s, Curiosity, e cila aktualisht po studion sipërfaqen e planetit Mars, të martën ka emetuar drejt Tokës këngën e re të Will.i.am "Reach for the Stars" (Kapi Yjet), duke shënuar kështu rastin e parë të emetimit të muzikës nga një planet tjetër. Në Jet Propulsion Laboratory (JPL) ishin mbledhur shumë studentë për të dëgjuar këngën e re.

Kënga ishte incizuar në Curiosity para nisjes drejt Marsit, për t’u transmetuar nga atje pasi që fluturakja kaloi 700 milionë mile rrugë.

Muzicienti, i cili në këtë këngë bënë promovimin e shkencës, matematikës dhe arsimimit, ishte në mesin e shumë fytyrave të estradës dhe filmit që në fillim të këtij muaji ishin ftuar në JPL për të shikuar aterrimin e Curoisuty mbi sipërfaqen e Marsit. Veç tij, të pranishëm ishin edhe Wil Wheaton, Seth Green dhe Morgan Freeman.

Në vitin 2008, NASA emitoi në kozmos këngën e grupit The Beatles “Across the Universe", për të shënuar kështu 40-vjetorin e kësaj kënge.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›