Vjen “Wreck-it Ralph”

Në botën e personazheve të lojërave, personazhi negativ Wreck-it Ralph (Ralph Rrënuesi) ka dëshirë të madhe që të bëhet personazh i mirë. Rrjedhimisht, sapo të shfaqet një lojë e re garash me të shtëna, i personazhit tjetër, togerit Calhoun, Ralph parandien se ajo do të mund të jetë një shans i ri që të bëhej hero.
Kështu, Ralph futet fshehurazi në lojë, me qëllim që të fitojë një medalje. Natyrisht, gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kishte menduar. Ai shumë shpejt, megjithëse rastësisht, e liron armikun e tij më të madh, i cili kërcënon me shkatërrimin e tërë botës së lojërave. “Gabimi” i ri dhe problematik i lojërave garuese mbetet shpresa e tij e vetme për ndihmë dhe për arritje të famës...
Zërat në këtë produksion të ri të Disney’t i huazojnë John C. Reilly, Jack McBrayer, dhe Jane Lynch, ndërsa regjia është e Rich Moore (“The Simpsons” dhe “Futurama”).
Filmi i animuar pritet që në kinematë evropiane të shfaqet në fillim të nëntorit.