Myftijte nga gjithe Shqiperia takim urgjent me kreun e KMSH

Tirane 15 Shtator 2010 NOA - Kryesia e Komunitetit Mysliman imamet e Tiranes dhe myftijte e rretheve kryesore kane vizituar sonte urgjentisht kryetarin e KMSH Haxhi Selim Muca duke i shprehur mbeshtetjen dhe solidarizimin.
Qe te gjith kane deklaruar se ata jane duke u distancuar kategorikisht nga veprimet e papergjegjshme te personave te pamandatuar.
Me heret sot Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar KMSH Haxhi Selim Muca konfirmoi sot se ai vijon te jete drejtuesi i institucionit edhe pas mbledhjes se sotme te Kryesise.
Jam ne krye te detyres konform rregullave. Ishte pohimi qe u be nga vete z.Muca pas disa deklarimeve jozyrtare qe u publikuan pasditen e sotme.
Por me pikantja e deklarates ishte akuza Forca te erreta pasi paten larguar ish-kryetarin pak vite me pare ne rrethana misterioze realizuan vrasjen ne zyre te ish-sekretarit te pergjithshem te ndjerit Salih Tivari tani po mundohen te largojne me dhune dhe kercenime kryetarin legjitim te Komunitetit Mysliman te Shqiperise.
Muca siguroi se per personat qe kane organizuar kete kaos ne institucion kryesia e KMSH do te marre masa ne baze te statutit dhe rregullores se brendshme te KMSH.
Nderkohe Kryesia e KMSH-se Komuniteti Mysliman Shqiptar ne mbledhjen e sotme ne kuader te mbarevajtjes se puneve ne institucion ka miratuar disa ndryshime qe lidhen me drejtimin e saj.
Keshtu KMSH vendosi qe z. Bujar Spahiu te lirohet nga detyra e Drejtorit te Arsimit por ai vazhdon detyren e nenkryetarit te KMSH-se.
Institucioni qe drejton fene islame ne vend vendosi te emeroje ne detyren e Drejtorit te Arsimit z. Altin Shima i cili deri tani ka qene Drejtor i Medresese se Korces dhe Myfti i Rrethit Kolonje Erseke.
Ai ka nje pervoje disa vjecare ne fushen e arsimit si arsimtar dhe drejtues i larte si dhe eshte i pajisur me kualifikimin fetar dhe laik.
Sakaq Ilir Vokshi lirohet nga detyra e Myftiut te Tiranes dhe vazhdon detyren si Myfti i Rrethit Durres e cila eshte nje myftinj e madhe me problematika te shumta.
Kurse Hafiz Shaban Saliaj rikonfirmohet Myfti i Rethit Tirane dhe Bilal Teqja emerohet ndihmes myfti i Tiranes.
Duke u bazuar ne nenin 25 te Statutit te KMSH-se dhe Rregulloren e Brendshme te saj si dhe duke ndjekur zhvillimet e kohes dhe duke pare rendesine e medias dhe marredheniet me publikun KMSH vendosi te krijoje Drejtorine e Marredhenieve me Publikun dhe Median.
Me kete rast KMSH vendosi dhe qe te emerohet ne detyren e Drejtorit teMarredhenieve me Publikun dhe Medianz. Agron Hoxha i cili ka nje eksperience te gjate ne fushen e medias ka mbaruar medresene dhe Universitetin per Media dhe Radio Televizion si dhe prej shtate vjetesh eshte kryeredaktor i Gazetes Drita Islame. Krahas Detyren e Drejtorit te kesaj drejtorie do ta kryeje se bashku me ate te kryeredaktorit.
e.r/NOA
topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/30564-myftijte-nga-gjithe-shqiperia-takim-urgjent-me-kreun-e-kmsh-titleMyftijte nga gjithe Shqiperia takim urgjent me kreun e KMSH theme blue nickagjencianoa