E Diel, 1 Nëntor 2026

Tan Lepuri ne prokurori Kam njohje me Ramen. Aksioneri Ylber Cami Skam dhene ryshfet

Hetimet Avllaj deshmoi se nuk ka ndermjetesuar per lejen e ndertimit dhe tha se ka bashkepunuar me Tartarin per biznes

Biznesmeni Dritan Avllaj i akuzuar nga mazhoranca se ka nderhyre ne bashki per te marre leje ndertimi ka deshmuar dy dite me pare ne Prokurorine e Tiranes duke treguar se me kryebashkiakun Rama ka miqesi. Ai eshte pyetur nga hetuesit e ceshtjes nese ka njohje me Ramen dhe pergjigjja e tij ka qene Po. Me pas hetuesit kane vijuar duke e pyetur nese ka nderhyre per nje leje ndertimi tek zona e Liqenit Artificial. Nga burime prane grupit hetimor mesohet se Avllaj ka treguar se asnjehere nuk ka nderhyre per ndonje leje ndertimi prane kryebashkiakut. Hetuesit jane ndalur me pas tek shperndarja e aksioneve te firma lsquoVizion Construction duke e pyetur deshmitarin per menyren e marrjes se tyre nga biznesmeni Arjan tartari. Avllaj ka pohuar se me Tartarin ka pasur njohje dhe ka bashkepunuar vetem per biznes. Sipas akuzes biznesmeni pohoi para hetuesve se kapitali i tij ishte vetem per blerjen e 20 per qind te aksioneve te Vizion Construction.

Nderkohe Prokuroria e Tiranes po vijon hetimet per akuzat per korrupsion mes mazhorances dhe opozites per lejet e ndertimit te pallateve ne parkun e liqenit ne kryeqytet. Dje hetuesit e Task- Forces ne Prokurorine e Tiranes kane marre ne pyetje dy biznesmene te cilet jane aksionere ne kompanine Vizion Construction. Biznesmeni shqiptaro-maqedonas Ylber Cami eshte paraqitur dje paradite ne prokurori dhe eshte marre ne pyetje. Ai rezulton te jete bashkepronar me Arjan Tartarin personin qe bashkejeton me deputeten demokrate Albana Vokshi. Prokuroria ka vendosur ta marre ne pyetje ate si person qe mund te kete dijeni per akuzat qe deputetja Albana Vokshi ka ngritur ndaj kreut te Bashkise se Tiranes Edi Rama se ka dhene leje ndertimi kundrejt ryshfetit. Ne deklaratat publike te meparshme deputetja Vokshi akuzoi publikisht Edi Ramen se i kishte marre 20 te biznesit burrit te saj nepermjet sekserit te tij Tan Lepri per ndertimet te Liqeni. Cami mesohet se ka deklaruar se nuk ka dijeni per ndonje ryshfet te tille.

Ne prokurori eshte paraqitur edhe biznesmeni tjeter Kujtim Hasa gjithashtu aksioner ne kompanine Vizion Construction. Dy dite me pare deshmuan ne prokurori Selmanllari i njohur si mik i djalit te Kryeministrit Berisha dhe Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepuri. Ne akuze pritet te deshmoje edhe Arjan Tartari.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›