E Diel, 1 Nëntor 2026

Myftiu si këngëtar hip- hopi, me makinë luksoze e me targa të personalizuara

Nuk është e zakontë të shohësh një myfti që ecën në një makinë me targa të personalizuara. Por për kryemyftiun e Komunitetit Islamik në Serbi, ky nuk është problem. Siç raporton Balkan Insight, Muamer Zukorliç, kryemyftiu serb, ka kërkuar që targat e tij të shkruajnë MUFTIJA në serbisht, por targa nuk lejon më shumë se pesë letra. Atëherë ai ka kërkuar të shkruhet anglisht. Vetëm se personeli i targave e ka gërmëzuar gabim dhe ia ka shkruar MUFTY.

Zukorliç nuk lejon të fotografohet makina e tij luksoze BMW gjoja për arsye sigurie. Por një fotograf ka kapur targat e myftiut. Në Serbi kushton 800 euro shtesë që të kesh targa të personalizuara. Kjo nuk është hera e parë që myftiu përdor targa të personalizuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›