E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet fushata e socialisteve Suli Kamza do ndryshoje historine

E perditesuar - Partia Socialiste mbylli pasditen e sotme fushaten e saj elektorale ne pallatin e sportit Asllan Rusi nen pjesemarrjen e mijera mbeshtetesve te saj dhe kandidatet e koalicionit Aleanca per te Ardhmen per te gjitha bashkite dhe komunat e vendit.

Takimi ne fjale u hap nga kandidati socialist per bashkine e Kamzes Rakip Suli.

Programi jone do jete ne sherbim te qytetareve dhe keta te fundit do jene vendimarres. Kamza Bathorja dhe te tjere zona kane vendosur te ndryshojne historine e tyre me 8 maj. u shpreh Suli ne fjalen e hapjes.

Nderkohe Elvis Rroshi kandidat per bashkine e Kavajes siguroi se me 8 maj qyteti i Kavajes do ti kthehet qytetareve.

Qyteti i Kavajes me 8 maj do clirohet nga nje klan qe ka mbyllur shpresat e qytetareve. Me 8 maj do nisi nje jete e re evropiane. tha Elvis Rroshi.

Ne takim foli dhe regjisori Hervin uli i cili u ndal ne takimet e Bashes me intelektuale dhe artiste.

Vetem nje hap na ndan nga shkeputja perfundimtare me Sali Berishen dhe te gjithe dallkauket sherbetoret dhe servilet qe dite per dite mbysin televizionet tona. Por me 8 maj ne do i them Boll me. A i keni pare si jane mbledhur dallkauket si jane mbledhur si grerezat rreth Saliut Kane 20 vjet qe na vjedhin. tha uli ne fjalen e tij.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›