PS mbyll fushatën, miting te Asllan Rusi
TIRANË- Partia Socialiste mbyll fushatën në pallatin e sportit Asllan Rusi. Kreu i PS-së, Edi Rama, shoqëruar nga djali, Gregori, bashkëshortja e tij, Linda, vajza e saj, dhe përfaqësues të opozitës janë pritur me entuziazëm nga të pranishmit që kanë mbushur këtë ambient.
Një nga një kanë mbërritur edhe kandidatët e Aleancës për të ardhmen, për njësitë bashkiake të Tiranës dhe bashkitë në rrethe. Mitingun e ka hapur kandidati për bashkinë e Kamzës, Rakip Suli. Ne fjalen e tij ai ka garantuar zgjedhesit e Kamzes se askush nuk do te cenoje vullnetin e tyre dhe voten e lire. Pas tij, kane dhene mesazhet e rastit kandidati per Voren dhe Kavajen.
“Me daten 8 maj bashkia e Kavajes do t’i kthehet qytetareve”- ka thene Elvis Roshi, duke premtuar clirimin e qytetit nga klani qe deri me sot eshte qeverisur.
Regjisori dhe aktori Hervin Culi ka ftuar qytetarët të votojnë Aleancën për të ardhmen, për t’i thënë boll më Berishës.
Edhe një hap na ndan nga shkëputja përfundimatre me Sali Berishën, e jo vetëm me të, por me dallkaukët, matrapazët, servilët, që ditë për ditë mbysin televizionet tona për të na helmuar jetën tonë. Por ne do t’i themi boll më. A i keni parë si janë mbledhur si grerëzat afër Saliut, kanë 20 vjet që trafikojnë interesat në kurriz tonë. Po pseudo intelektualët i keni parë, si ngërdheshen përditë në TV sikur e duan shumë Tiranën, ku ishin këta kur në Gërdec u vranë 26 vetë; Kur në 21 janar u vranë 4 të tjerë, ku?- tha Culi.
Me tej me radhe kane hipur ne skenen e improvizuar te 11 kandidatet per njesite bashkiake te Tiranes.