E Martë, 3 Nëntor 2026

Myler inkurajon sulmuesin me origjinë shqiptare të Maincit: Vazhdo

Bajerni i Mynihut arriti sot një fitore të lehtë përballë Mainc 05 në “MEWA Arena”. Skuadra e Tomas Tuhel fitoi 3-1 në transfertën delikate falë golave të Koman, Kejn dhe Goreckës duke ruajtur kështu hapin e Leverkusen dhe Shtutgartit.

Në fund të ndeshjes i vetmi lojtar, i cili kishte lënë mbresa në kampin bavarez ishte Brajan Gruda. Talenti me origjinë shqiptare i hapi mjaft problem Bajernit në krahun e majtë me inkursionet e tij. 19-vjeçari në fund të takimit u pa teksa shkëmbeu fanelën me legjendën e klubit bavarez Tomas Myler.

Rëndësia e këtij postimi ishte pasi argumentet për të postuar në rrjetet sociale nuk i mungonin Mylerit, i cili u kthye sot në lojtarin me më shumë fitore në Bundesligë. Numri 25 i Bajernit është aktivizuar në plot 323 takime ku ekipi në fjalë ka fituar.

Ky i fundit në profilin e tij në “Instagram” madje i kushtoi disa fjalë 19-vjeçarit. “Faleminderit për fanellën Brajan Gruda. Vazhdo puno fort miku im”, ishte mesazhi inkurajues për Grudën.

Këtë sezon Gruda ka luajur 282’ në gjashtë ndeshje në Bundesligë me Maincin ndërkohë që ka gjetur edhe një gol. Gruda prej 2019-ës është rregullisht pjesë e ekipeve zinxhirë të Gjermanisë. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›