Postimet mbi konfliktin në Gaza, Bajerni me komunikatë për çështjen

Bayern i Munihut ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me bisedën që drejtuesit zhvilluan me mbrojtësin maroken Nuser Mazraui. Shkak ishte një postim i këtij të fundit në lidhje me temën delikate të konfliktit Izrael-Palestinë, që shkaktoi shumë tension e ndarje edhe mes tifozëve.
Në deklaratë, klubi bavarez ka bërë të ditur se Mazraui ka siguruar që, si person paqedashës, është plotësisht kundër luftës e terrorit dhe ndjen keqardhje nëse postimi i tij ka shkaktuar irritim. Vetë Mazraui është shprehur se është kundër çdop lloji të terrorizmit dhe organizate terroriste.
Nuk do të ketë shkëputje të marrëdhënieve me lojtarin, i cili do të qëndrojë te Bayern, por ndërkohë është jashtë ndeshjes së nesërme me Mainz, për shkak të dëmtimit që mori në grumbullimin me kombëtaren. Disa lojtarë janë jashtë loje ose në dyshim, por më në fund do të kthehet portieri Manuel Neuer dhe mbrojtësi De Ligt.