E Hënë, 2 Nëntor 2026

Myleri drejt MLS-së amerikane, Bajerni nuk i ofron kontratë të re

Pas plot 17 sezonesh si lojtar profesionist i Bajernit të Mynihut, Tomas Myler po shikon se e ardhmja mund të jetë ndryshe duke nisur nga i ardhshmi.

35-vjeçari ka shprehur dëshirën për të luajtur edhe për një tjetër vit, ndërsa Bajerni i Mynihut në takimin e fundit është paraqitur pa asnjë ofertë konkrete.

Eberl kishte deklartuar se nëse legjenda e Bajernit do të dëshironte që të vazhdonte edhe për një tjetër sezon atëherë akordi i ri do të ishte çështje sekondash, por realiteti është ndryshe pasi sot klubi nuk ka treguar se ka vullnet për të vazhduar bashkëpunimin.

Myler është i habitur nga ky vendim i Bajernit dhe është i vendosur që të luajë edhe për një tjetër vit. Ofertat nuk i mungojnë pasi në muajt e fundit menaxheri i tij është kontaktuar prej disa ekipe të MLS-së amerikane. Gjithsesi e ardhmja e Mylerit ende nuk është vendosur pasi në mbledhjen e radhës së bordit të Bajernit pritet që të thuhet fjala e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›