E Martë, 3 Nëntor 2026

Elbasan, Bardhi: Sa herë jemi bashkuar kemi treguar se e mundim të keqen

Deputeti i opozitës, Gazment Bardhi ka zhvilluar disa takime të shtunën në Elbasan. Në këto takime ai ka theksuar se përçarja nuk është rruga e duhur për demokratët dhe opozitën.

“Besimplotë dhe i inkurajuar nga takimi me demokratët e Elbasanit. Ka një pjesë të vogël prej nesh që mendojnë akoma se rruga e bashkimit nuk është rrugë e duhur! Nuk do të duhet ti flasim as me mllef e as me inat, miqve e shokëve që kemi bërë beteja me ta. Kemi një detyrë! Ti ndërgjegjësojmë se përçarja nuk është rruga e duhur. Ti ndërgjegjësojmë të jenë krah nesh, përballë Edi Ramës.”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Sipas tij, 20 Shkurti  është dita ku shqiptarët do të japin mesazhin se e duan këtë vend.

“Mbetet detyrë e jona të luftojmë dhe të jemi në pritshmëritë që shqiptarët kan për Partinë Demokratike. Sa herë jemi bashkuar kemi treguar se e mundim të keqen. Të bëhemi bashkë ditën e martë, datë 20 Shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë. Të nisim një rrugëtim për një Shqipëri pa krim dhe korrupsion, për një qeveri të qytetarëve!”, mbyll postimin Bardhi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›