Kush është shefi i opozitës? Zogaj: Basha ka qenë delfin. Formula më e mirë, një opozitë plurale

Analisti Preç Zogaj, në emisionin ‘3D’ në RTSH ka shtruar pyetjen se kush është lideri real i opozitës së bashkuar?
Sipas Zogajt, lider është Berisha, por opozita ndodhet në këtë gjendje për shkak të Berishës, pasi është shpallur ‘non- grata’ dhe populli nuk është budalla, por është i mençur pasi nuk e voton dhe për këtë flasin edhe rezultatet e vetë opozitës që sa vijnë e janë më të ulëta.
“Përpjekjet për bashkim të opozitës kanë qenë edhe në zgjedhjet vendore të vitit të kaluar. Alibeaj e hodhi idenë për të dalë me kandidatë të përbashkët, nuk u pranua, sepse kishin ëndrra se fitonin edhe vetëm. Por bashkimi kërkon të marrë në konsideratë edhe arsyen e ndarjes në PD. Opozita e Bashkuar është fotografia e opozitës në zgjedhjet e 2021, minus Shehin, Idrizi dhe fraksionin e Bashës. Nuk ka ndonjë të re si grupim edhe në raport me zgjedhjet vendore të 2022. 80% e deputetëve të PD-së kanë qenë me ‘Rithemelimin’ edhe në këto zgjedhje. Apeli ka qenë që dhe nga grupi i Bashës që të votohen kandidatët e Rithemelimit si në Lezhë, Mirditë, Laç e tjerë. Opsionet e gjithë grupeve janë publike për Reformën Zgjedhore. Të gjithë janë për hapjen e listave, për votën e diasporës, heqjen e koalicioneve të përbëra. Pyetja është se kush është shefi i opozitës së bashkuar? Ndarja është bërë për shkak të Berishës. Basha ka qenë delfin për shumë vite i Berishës. Ka tejkaluar madje masën si delfin. Nuk mund të fitojë opozita me një lider të shpallur ‘non- grata’ nga SHBA. Populli nuk është çmendur që të votojë një ‘non grata’ dhe prova është se opozita është rrudhosje.”, tha Zogaj.
/rtsh.al/