E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myrtaj i jep barazimin Teramos

Nje gol, qe kete here ka vlejtur nje pike eshte shenuar nga sulmuesi shqiptar, Florjan Myrtaj, ne ndeshjen e djeshme, ne Serine C1/B italiane, ndermjet Teramos dhe Avelinos. Ka qene minuta e 28 te, kur Myrtaj eshte penguar ne zone, duke marre nje penallti, te cilen e ka ekzekutuar vete, duke e kthyer ate ne gol, i cili i ka dhene barazimin, 1 1 skuadres se tij, Teramos ne "shtepi". Ky eshte goli i dyte per shqiptarin, me fanellen e skuadres se tij te re, brenda ketij sezoni, teksa Myrtaj ka luajtur per 90 minuta, duke u pare si pika kyce e skuadres se tij.

Barazon Siena e Bogdanit

Duke kaluar ne Serine A, nje pike shume te vlefshem ka marre Siena e Erjon Bogdanit, e cila ka barazuar, 0 0 ne transferte, ne derbin toskan, me Livornon. Nderkohe, sulmuesi i kombetares shqiptare, i cili eshte aktivizuar ne te 28', si pasoje e nje demtimi te Lokatelit, ne te 59' eshte bere protagonist i nje zenke ne fushe, ndermjet tij dhe portierit Amelia, e lindur nga nje nderhyrje e ashper, e "njeshit" te portes se Livornos, ndaj shtatlartit, i cili ka pretenduar per nje penallti.

Humb Tare, mungon Skela

Nje humbje te shemuar ka pesuar ne transferte, Lacio e Igli Tares, teksa ka humbur 1 3 ndaj Katanias, edhe pse eshte luajtur ne fushen asnjeanese te Leces. Kapiteni i kombetares shqiptare eshte aktivizuar ne te 65'. Duke qendruar ne temen e humbjeve, nje te tille ka arkivuar dje Askoli i Ervin Skeles, i cili eshte mundur ne "Tardini", 0 1 nga Parma. Megjithate, fantazisti i kombetares shqiptare nuk ka luajtur, pasi ka qene i demtuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›