E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana humbet me Zhuninjon, Marseja mposhtet 4-1 nga Lioni

Ka perfunduar me fitoren 4 1 te Olimpik te Lionit, ndeshja e mbremshme, ndermjet Marsejes se Lorik Canes dhe kampioneve te Frances. Goli i pare, i shenuar nga braziliani Zhuninjo ka ardhur pikerisht si pasoje e nje faulli te shkaktuar nga mesfushori i kombetares shqiptare, prane zones se rreptesise se OM se. Ka qene ky moment, kur Cana eshte ndeshkuar me kartonin e verdhe. E vetmja here kur lojtari i perfaqesueses kuqezi ka rrezikuar porten e Lionit ka qene ne pjesen e pare, ne te 43', kur topi i goditur me koke prej tij ka perfunduar shume pak siper traut. Minuta e 77 te do te shenonte edhe daljen e Canes nga fusha e lojes, teksa dueli me Zhuninjon (i cili edhe pse ne asnje moment nuk u pa) rezultoi pozitiv vetem per brazilianin, qe shenoi dy gola ndaj Marsejes.

Shkembi, titullar me Krivbas

Ka perfunduar ne "paqe", me rezultatin 0 0 derbi i djeshem i shqiptareve te Ukraines, ndermjet Krivbas se Bledi Shkembit dhe Vorskla Poltaves se Armend Dallkut dhe Debatik Currit. E ndersa dy kosovaret e perfaqesueses shqiptare kane luajtur per 90 minuta, mesfushori korcar e ka nisur ndeshjen si titullar por ka dale nga loja ne minuten e 59 te.

Gjergj Cicani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›