E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha kritika Rames per rruget. Bashkia Ke bllokuar projektet

UPDATE- Projektet e Bashkise i mban te bllokuara kryeministri. Me kete deklarate bashkia e Tiranes i eshte pergjigjur akuzave te kreut te qeverise gjate mbledhjes se KRRTRSH-se.

Zedhenesi Florion Serjani tha per mediat se Berisha ka bllokuar projektet nentokesore per parkime ne Tirane ne parkun Rinia dhe ne sheshin Italia.

Berisha mban te bllokuar kredine e Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim per unazen e madhe si dhe buxhetin e bashkise se kryeqytetit per vizin 2010 tha ai.



Kryeministri Sali Berisha ka kritikuar punen e kryetarit te bashkise se Tiranes Edi Rama duke deklaruar se infrastruktura e kryeqytetit eshte e mjerueshme dhe ka kerkuar nisjen urgjente te punes per Unazen e Madhe.

Gjate mbeldhjes se KRRTRSH-se Berisha ka kerkuar te nise puna per kete projekt te madh dhe nder me te rendesishemit per kryeqytetin.

Sipas Berishes perjashtuar disa akse kryesore rruget e Tranes nuk kane krahasim me rruget e fshatrave qe ka bere qeveria e tij.

Situata ne infrastrukturen e Tiranes perjashto akset kryesore eshte e mjerueshme ka qindra km rruge te cilat nuk kane as kalldrem qe eshte vendosur 200-300 vjet me pare. Qyteti nuk ka perjetuar kurre me pare braktisjen totale si ne keto 4 vjetet e fundit- tha Berisha.

Berisha ka kujtuar se Banka Evropiane per Zhvillim qe ne 2007 premtoi financimin e Unazes.

Morem persiper qe ta marrim kredine si qeveri dhe tia japim bashkise se Tiranes por ajo nuk binte kurre dakord qe te bente nje investim te perbashket me qeverine. Ne nuk mund ta lejonim qe miliona euro te perfundonin neper xhepa. Meqe se ai nuk pranoi u detyruam qe te fillojme ndertimin e segmentit nga Sauku drejt Shkolles Teknologjike deri ne territorin e bashkise. Nese nuk e ben pjesen tjeter do te detyrohemi ta beje ne tha ai duke shtuar se pjesa veriperendimore e Unazes do te jete me 8 koris pjese e rruges se Arbrit.

Sipas kryeministrit Tirana ka nje problem shume serioz pasi ne rrafshin kulturore studiuesit e kane te veshtire ta lidhin per kryeqytetet evropiane.
Tirana me fatkeqesine e vet thesaret e cmuara qe ka nuk i ekspozon dot. Ne zemer te saj eshte keshtjella nje nga me te bukura dhe me ndertesa dinjitoze. Aty nuk te lejon ta vizitosh diskoja e kryetarit sepse ajo po nxjerr jashte zone edhe ata pak banore qe kishin mbetur. do qytetar i huaj qe vjen ne Shqiperi nuk do te deshironte te largohej ta vizitonte Tiranen tha Berisha.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›