Zgjidhja e krizes Berisha Pres te shoh propozimet e reja te PS

Tirane 15 nentor NOA - Zoti u dhente kurajo se kane 5 vjet mocion mocion dhe nuk po e sosin dot ate. Le te bejne mocionin.
Dy dite pasi opozita deklaroi se do te kerkoje mocion votebesimi per qeverine dhe kryetaren e Pasrlamentit Jozefina Topalli keshtu i eshte pergjigjur sot opozites kryeministri Sali Berisha duke theksuar se e mirepret mocionin e saj.
Kryeministri Berisha theksoi se do ta marre ne konsiderate oferten e re te Partise Socialiste per hetimin e materialeve zgjedhore.
Duke ironizuar oferten e paraqitur ne tetor ne tryezen per reformen zgjedhore nga shefi i selise roze Edi Rama kryeministri ne nje prononcim per mediat beri me dije se Sic dorezuan me 20 tetor nje dokument qe mbante daten e 14 shtatorit me duhet te pres para se ta komentoj. Duhet te shoh propozimin e tij dhe natyrisht ne mbetemi gjithnje te hapur per shqyrtim serioz te kerkesave te opozites te cilat do trajtohen me rigorozitet ne kuadrin e Kushtetutes dhe kodit zgjedhor dhe pavaresise se institucioneve tha Berisha.
Kete deklarate kryeministri e beri pas mbledhjes se KRRTRSH-se ku ai u fokusua vetem ne problemet e kryeqytetit.
mit/NOA