E Diel, 1 Nëntor 2026

Myslimanët e Shkodrës, kundërpërgjigje filmit anti-islamik me dhurim gjaku

Besimtaret myslimanë te qarkut te Shkodres i jane bashkuar thirrjes se myftiut te Shkodres, Imam Muhamed Sytari, per te dhuruar gjak per femijet talasemikë.
 

Sipas myftiut Sytari kjo nisme eshte ndermarre per te kryer porosine e profetit Muhamed ndaj personave ne nevoje, ne kete rast per femijet qe vuajne nga talasemia.
 

Myftiu Sytari gjithashtu ka deklaruar se kjo eshte edhe nje kunderpergjigje ndaj atyre qe mundohen te denigrojne figuren e profetit.
 

Edhe gjate sherbesave fetare myftiu Sytari ka bere thirrje per ndjekjen e tradites se profetit Muhamed ne jeten e perditshme te besimtareve myslimanë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›