Shkodra shembull për taksat, Tatimet: Vjelja në masën mbi 70%

Bashkia e Shkodrës mund të konsiderohet me fat, pasi qytetarët e saj janë ndër më të rregulltit në pagesën e taskës familjare. Sipas të dhënave në këtë institucion, realizimi i vjeljes së taksës është në masen mbi 70% dhe po punohet pr arritjen në nivelin 100% të saj.
Gjatë një intervistë për Ora News, Blendi Gjylbegaj, Drejtor i të ardhurave pranë Bashkisë Shkodër, thotë se për përmbushjen e këtij misioni po bashkëpunohet edhe me ndërmarrjen e Ujesjellës-Kanalizime .
Bashkia po merr masa edhe ndaj debitorëve që vijnë nga sektori buxhetor, të cilët duhet të shlyejnë detyrimet që kanë për pagesen e taksave. Gjylbegaj thotë se në rast se taksat nuk paguhen, atëherë do shkohet deri në bllokim të llogarisë.
Drejtoria e te Ardhurave tashme ka hartuar planin e punes deri ne fund te vitit, ne te cilin jane perfshire aksione per licensimin e biznesve, te cilet ushtrojne aktivitet te jashtligjshem por edhe shlyerja e detyrimeve nga abonentet familjare.