E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi i temperaturave, çon në urgjencën e QSUT 250 fëmijë në ditë

Luhatjet e herëpashershme të temperaturave vijojnë të mbajnë të lartë numrin e pacientëve të prekur nga virozat e stinës, të cilët kërkojnë ndihmën në Urgjencen e pediatrisë në QSUT. Numri i të prekurve tek fëmijët shkon në 250 raste në ditë, ndërsa tek infektivi numri shkon ne 40. Më të ndjeshmit ndaj këtyre luhatjeve mbeten të vegjlit. Temperaturë e lartë, dhimbje fyti, dhimbje barku , vështirësi në frymëmarrje, janë simptomat që prindërit evidentojnë tek fëmijët e tyre.
 

Sipas këshillave të mjekëve, prindërit duhet të kenë kujdes për të kapur sëmundjen në fazat e para, të eleminojnë ndryshimet e ambjentit nga i nxehtë në të ftohtë, t`i drejtohen mjekut të familjës dhe në raste me madhorë sigurisht Urgjencës së QSUT-së. Nisur nga ky numer i lartë urgjencash se fundmi Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të dyfishojë numrin e bluzave të bardha në cdo ndryshim stine, me qëllim përmirësimin e shërbimit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›