Myslimanet festojnë sot Fiter Bajramin
TIRANE- Besimtarët myslimanë pasi shtruan dje Iftarin e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, festojnë sot festën e Fiter Bajramit. Si çdo vit, pas ditës së fundit të agjërimit, besimtarët organizohen të gjithë bashkë për të bërë lutjen e Fiter Bajramit. Ceremonia e sivjetshme e faljes u organizua mëngjesin e sotëm në orën 06:30 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Më pas, shtrohet dreka në çdo shtëpi dhe urohen të afërmit me vizita tek njeri-tjetri, ku nuk mungojnë edhe miq të besimeve të tjera fetare, një traditë e vjetër kjo për shqiptarët, si shprehje e tolerancës fetare.
Kjo festë vjen pas një muaji sakrifice, lutjesh e adhurimi ndaj Zotit, që nisi më 20 korrik. Gjatë muajit të Ramazanit u shtruan shumë iftare për besimtarët myslimanë nga institucione të ndryshme.
Edhe Kryeministri Berisha, në nderim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit shtroi dje një Iftar për besimtarët myslimanë, që mblodhi drejtues dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Kryetari i këtij komuniteti Haxhi Selim Muça, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, myfti, imamë, intelektualë islamë e drejtues të tjerë të bashkësive fetare në vend. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Selim Muça uroi nga selia e KMSH-së.
Besimtarët i japin kështu fund Ramazanit, muajit të agjërimit, të mëshirës, të lutjeve, muajit të shpalljes së Kuranit, muajit në të cilin nuk u kursyen ndihmat dhe favori hyjnor.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kryebashkiaku Basha uron besimatarët për Fiter Bajramin Fiter Bajrami, Haxhi Selim Muça uron shqiptarët Berisha shtron Iftar, ul në një tryezë përfaqësuesit e feve