Myslimanët paralajmërojnë bojkotin e regjistrimit të popullsisë
Besimtarët myslimanë kanë kërcënuar se do të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë, në rast se ai nuk do të jetë transparent.
Myslimanët e Elbasanit kanë firmosur një peticion drejtuar Komunitetit Mysliman Shqiptar , nëpëmjet të cilit i kërkojnë qeverisë që të garantojë transparencë maksimale të procesit të rregjistrimit të popullsisë mbi bazën e etnisë dhe fesë.
Bashkësia e besimtarëve myslimane të Elbasanit nëpërmjet këtij peticioni paralajmëron se në rast evidentimit të parregullsive gjatë këtij procesi , ata do të bojkotojnë procesin, jo vetëm në rajonin e Elbasanit por në të gjithë vendin.
Myslimanët e Elbasanit kanë kërkuar që procesi i regjistrimit të monitorohet në mënyrë të rreptë nga ata, për të shmangur, siç shprehe ata, abuzimet.