E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhurata e ushqime për fëmijët e të moshuarit

TIRANE- Bashkia e Tiranës shpërndau sot dhurata dhe ndihma ushqimore për fëmijët e Fshatit Sos në Tiranë dhe për të moshuarit e Qendrës Komunitare Të vazhdojmë së bashku, në Kombinat.

Me rastin e Fitër Bajramit, kreu i Bashkisë Lulzim Basha, tha se “sot është dita ku e gjithë shoqëria duhet të tregojë vëmendje, mbështetje dhe solidaritet”.

Ndërsa shpërndau dhuratat, Basha u uroi fëmijëve dhe të moshuarve festën e Fitër Bajramit.

Kreu i Bashkisë vizitoi edhe Komunitetit Musliman në Tiranë, nga ku uroi të gjithë besimtarët myslimanë.

Gjithashtu, Basha në ditën e Bajramit uroi edhe besimtarët bektashinj duke vizituar selinë e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë

Një ditë më parë, kreu i Bashkisë, Basha shtroi Iftar për të gjithë besimtarët myslimanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›