Grabitet pika e transfertave të parave, 2 në kërkim

Foto Ilustruese
Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një pikë të transfertave të parave, Western Union në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kongresi i Elbasanit, ndërsa të dy grabitësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Nga të dhënat e para dyshohet se janë grabitur rreth 5 mijë euro.
Policia e Elbasanit është në vendngjarje, ndërsa ka nisur menjëherë aksionin për kapjen e dy grabitësve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.