E Shtunë, 31 Tetor 2026

NAAC denon me force dhunen gjate demonstratave ne Shqiperi

 Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan denon me force dhunen e ushtruar gjate demonstratave ne Shqiperi.  Ne u shprehim ngushellimet tona familjeve te viktimave qe humben jeten tragjikisht dhe lutemi per shpetimin dhe permiresimin e gjendjes se te plagosurve thuhet ne nje deklarate per shtyp te NAAC-ut.

Si shtetas te nje vendi demokratik populli i Shqiperise ka te drejten te demonstroje megjithate perdorimi i dhunes eshte i papranueshem dhe ne asnje menyre i justifikuar thuhet me tej ne deklaraten e NAAC-ut.  Ne u bejme thirrje institucioneve juridike shqiptare te ndermarrin hetime te menjehereshme per incidentin dhe te zbatojne plotesisht ligjin.  

Ne i bejme thirrje popullit shqiptar te ruaje qetesine dhe te shmange veprime te metejshme dhune apo provokime.  Po ashtu ne u bejme thirrje institucioneve te qeverise shqiptare te ushtrojne funksionet e tyre udheheqese dhe te mbrojne qytetaret gjate kesaj krize perfundon deklarata e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›