NABUCCO, refuzohet fondi prej 250 milionë €
Gjermania dhe disa vende të tjera nuk e miratuan fondin prej 250 milionë eurosh që Komisioni i Bashkimit Evropian kishte akorduar për projektin NABUCCO. Fondi që nevojitet për Projektin NABUCCO, për fillimin e ndërtimit të së cilit priten marrëveshjet ndërqeveritare dhe ato të vendeve nga ku do të kalojë, në total kap shifrën e 8 miliardë dollarëve.
Bashkimi Evropian me një buxhet të përbashkët prej 5 miliardë eurosh, kishte ndarë një shumë prej 250 milionë eurosh për Projektin NABUCCO. Më pas kjo shifër u reduktua në 200 milionë euro dhe me kundërshtimin e Gjermanisë u hoq dorë plotësisht nga mbështetja e projektit në fjalë.
Gjermania e shikon NABUCCO-n si rival të Rrjedhës Veriore, projekt ky që duke kaluar nën Detin Baltik, do të lidhë me njëra-tjetrën Gjermaninë dhe Rusinë.Edhe Aleksandër Medvedev, zv/Presidenti i Gazpromit, sipërmarrjes ruse të gazit natyror, theksoi se e kanë refuzuar ofertën për të marrë pjesë në projekt.
Ndërsa Komisioni i BE-së, nga këndvështrimi i largimit të Evropës nga vartësia ndaj gazit natyror të Rusisë, e vlerëson NABUCCO-n një projekt të rëndësisë strategjike.
Projekti NABUCCO synon të përcjellë drejt Evropës nëpërmjet Turqisë gazin natyror që do të sigurohet nga Azerbajxhani, zona e Kaspikut dhe Lindja e Mesme.