E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia shton trupat e saj në Afganistan

Varshavë -Presidenti polak, Lech Kaczynski propozoi të rrisë kontingjentin polak pranë Forcave Ndërkombëtare të Asistencës së Sigurisë (ISAF) në Afganistan, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes. ''Shefi i zyrës së sigurisë kombëtare nga presidenca, Aleksander Szczyglo i dërgoi një letër lidhur me këtë çështje ministrit të Mbrojtjes, Bogdan Klich'', deklaroi zëdhënësi i ministrisë Robert Rochowicz.

''Kjo kërkesë kishte si motiv shqetësimin për sigurinë e ushtarëve të kontigjentit që mund të ishin të kërcënuar nga situata e pastibilizuar në Afganistan duke përfshirë dhe provincën Ghazniku, ku operojnë trupat polake'', theksoi ai.

Ministri Klich njoftoi gjatë një konference shtypi se trupat polakë shtesë do të dërgoheshin në Afganistan në fund të prillit ose në fillim të majit duke refuzuar të japin numrin e tyre. Polonia dërgoi në muajin nëntor 2008 kontigjentin e saj me 1200 deri në 1600 trupa pranë ISAF-it. Në fillim të janarit Klich nuk ka përjashtuar dërgimin në Afganistan edhe të 400 deri në 600 trupave shtesë.

"Pas miratim nga presidenti, po përgatis një mocion përsa i përket rritjes së kontigjentit polak në Afganistan (...) Shpresoj t'i paraqitet sa më shpejt Këshillit të ministrave, me qëllim që presidenti të mund të marrë sa më shpejt vendime përfundimtare'', deklaroi Klich.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›